Taekuondo / Elord Gjana, në podiumin e turneut “G1” në Serbi, fiton të bronztën

Share Button

AlbanianSport.com 28/10/2018 20:45

ASNN – Sportet individuale janë një shans i mirë për sportistët e vendeve të vogla si Shqipëria për të marrë medalje ndërkombëtare, përkundër sporteve ekipore, ku konkurrenca është më e madhe dhe të tilla janë edhe artet marciale, apo thënë shqiptare, artet luftarake.

Kështu, sportisti shqiptar i taekuondosë, Elord Gjana, ka marrë pjesë në Turneun e Hapur të Serbisë “Open-G1”. Ky turen konsiderohet me nivelin më të lartë të rangut “G”, ku sportistët kanë mundësi të grumbullojnë pikë olimpike. Sportisti shqiptar, Elord Gjana, arriti të renditet në vendin e tretë, duke fituar dy ndeshje.

Ndeshjen e parë e pati ndaj një kundërshtari nga Polonia, të cilin e mundi me rezultatin 22-10. Ndeshja e dytë ishte ndaj një tjetër rivali pretendent, pikërisht kundër një gjermani. Edhe këtë takim, Elord Gjana, e fitoi me rezultatin 29-20. Në përballjen e tretë, Gjana, pati si kundërshtar një sportist nga Senegali.

Ndaj tij arriti të ishte në barazim në 3 raunde, duke kaluar në raundin shtesë. Pikërisht në raundin e 4-t të përballjes, Gjana humb ndaj senegalezit me 2 pikë diferencë. Më herët ndaj këtij rivali, Elord Gjana, kishte fituar një vit më parë në Kampionatin Botëror të Taekuondosë.

Në përfundim të këtij kampionati, Elord Gjana, arriti të renditej në vendin e tretë në peshën e -54kg, duke grumbulluar në total dhe 20 pikë olimpike. Pas një jave, sportisti i ekipit “ORTEK”, do të ndeshet sërish në një kampionat të nivelit “G”, ku shpreson të fitojë medaljen e artë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh