Superiorja, një javë e parë e “VAR”-ur, por sistemi sidoqoftë pritet mirë

Share Button

AlbanianSport.com 13/09/2021 19:10

ASNN – Sistemi i Ndihmësgjyqtarit të Videos mirëpritet në debutimin e tij në futbollin shqiptar. Ndonëse në veprimtaritë madhore është shndërruar prej disa vitesh në një standard normal, ashtu sikundër edhe në shumicën dërrmuese të kampionateve të vendeve të Evropës dhe më gjerë, Sistemi i Ndihmësgjyqtarit të Videos, i njohur shkurt si “VAR”, ka debutuar këtë sezon edhe në nivelin më të lartë të Kampionatit të Kombëtar të Futbollit, në Kategorinë Superiore. Dhe pasi ishte futur zyrtarisht në duelin e Superkupës së Shqipërisë, ky sistem ka debutuar me ngarkesë të plotë në javën e parë të Superiores.

Kështu, në takimin hapës të së premtes, VAR-i akordoi një 11-metërsh në pjesën e dytë, që u shkua dëm nga futbollisti brazilian i Partizanit, Zhunjor. Ndërkaq, të shtunën, ndeshja midis Tiranës dhe Skënderbeut është gjykuar nga treshja e FIFA-s Jorgji, Rexha e Avdo. Gjyqtarin e FIFA-s këtë herë e ndihmoi VAR-i, sepse elbasanasi akordoi fillimisht një 11-metërsh që, më pas, pas konsultimit me dhomën e Sistemit të Ndihmësgjyqtarit të Videos, rezultoi që nuk qëndronte. Kryesori u tregua shumë i rreptë me kartonët dhe nuk toleroi në asnjë moment, korrektësi që solli përjashtimin e Zguros pas dy kartonëve të verdhë.

Në minutën e 68-të pati edhe një pretendim për 11-metërsh nga Skënderbeu, por që nuk u diskutua nga gjyqtari dhe VAR-i. Takimi tjetër i së shtunës, Laçi-Vllaznia, prodhoi plot 8 gola dhe u gjykua nga Kreshnik Cjapi si kryesor, ndërsa në dhomën e VAR-it ishte Juxhin Xhaja dhe Ani Koçiaj. Në minutën e 7-të, Hakaj u pengua në zonën e Laçit nga Ignjatoviç, por Cjapi sinjalizoi vazhdimin e lojës duke mos akorduar direkt 11-metërsh. Më pas, i sinjalizuar nga VAR-i, gjyqtari fierak mori kohë dhe shkoi vetë për të konfirmuar rastin përmes pamjeve filmike. Pas tre minutave ndërprerje, ai vendosi të japë 11-metërsh për Vllazninë.

Ndërkohë, po përgjatë 90 minutave në Laç pati edhe një moment të diskutueshëm, kur Da Silva pretendoi për faull të Roganoviçit, por Cjapi nuk e akordoi dhe në vijimin e aksionit Zarubica shënoi. Ky moment në minutën e 34-t u konsiderua i rregullt. Dy takimet e fundit u luajtën të dielën dhe dueli Kastrioti-Dinamo u gjykua nga një treshe nga kryeqyteti me kryesor Kridens Metën, ndërsa në dhomën e Sistemit të ndihmësgjyqtarit të videos ishin Enea Jorgji dhe Arbër Zalla. Ndërhyrja e VAR-it e shpëtoi gjyqtarin anësor, Koçiaj, që tek goli i dytë i Dinamos sinjalizoi për pozicion jashtë loje, gabim i cili u korrigjua më pas.

Janë edhe dy raste të tjera të diskutueshme në pjesën e parë, por as kryesori Meta e as salla e VAR-it nuk ndërhyjnë. Ndërkohë, ka qenë thuajse e përkryer fitorja 3-1 që Kukësi arriti në Stadiumin e ri të Rrogozhinës, ndaj Egnatias vendase, pasi për asnjë çast nuk është dashur ndërhyrja e Sistemit të Ndihmësgjyqtarit të Videos. Përtej gjithçkaje, futja në përdorim e VAR-it është përshëndetur nga të gjithë trajnerët e skuadrave të Kategorisë Superiore, me atë të Teutës, Edi Martinin, që, megjithëse pati një vendim kundër në ndeshjen ndaj Partizanit të premten, e përmblodhi më së mirë dobinë e kësaj risie në futbollin shqiptar, kur tha se “haka duhet të shkojë tek i Zoti”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh