Gjergj Vyshka 02.03.2016 16:10
Superiori në basketboll për të rinj nuk ka të ndalur, ndërsa mbrëmë, në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, në kuadrin e javës së 10-të të Kampionatit Kombëtar të kësaj grupmoshe, ka mundur Partizanin me një diferencë pikësh 56.
Që do të thotë 100-44, ndërsa kjo ishte fitorja e 10-të për Superiorin në dhjetë ndeshje. 20 pikë dhe kryesim i plotë i kampionëve në fuqi të të rinjve. Të gjithë ndeshjen, të cilën e kanë gjykuar Andi Bejko dhe Edison Gjoni, skuadra private kryeqytetase e ka dominuar.
Ka fituar pjesën e parë 20-5. Më pas të dytën 18-12 dhe në pushim kanë shkuar me epërsinë bindëse 38-17. Epërsi që ka ardhur gjithnjë duke u thelluar, ndërsa pjesa e tretë dhe e katërt është fituar nga Superiori, përkatësisht 23-7 dhe 39-17 dhe përfundim 100-44, në një ndeshje pa shumë rivalitet.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Të Rinjtë
Grupi A
Java e 10-të
(28 shkurt-1 mars 2016)
Të dielën:
Goga Basket – Kamza Basket 46-60
Real Basket – Elbasani 66-54
Apolonia – Vllaznia 47-57
Të martën:
Superior Klima – Partizani 100-44
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Superiori 10 10 0 887-492 20
- Vllaznia 10 8 2 727-466 18
- Real Basket 10 8 2 651-556 18
- Apolonia 10 5 5 559-487 16
- Partizani 10 4 6 444-645 14
- Kamza Basket 10 3 7 468-692 13
- Elbasani 10 1 9 515-659 11
- Goga Basket 10 0 10 455-700 10