Gjergj Vyshka 30.04.2016 15:05
Superiori është finalistja e parë për titull “kampion” në basketboll për paratëreja, ndërsa dje në mesditë, në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, ka luajtur gjysmëfinalen me Studentin.
Një dominim total i Superiorit të trajnerit Elidon Beqo, ndërsa për hir të së vërtetës duhet pranuar se ka qenë një nivel i ulët. 13-2 ka qenë pjesa e parë. 11-10 e dyta dhe në pushim të dy skuadrat kanë shkuar me epërsi 24-12.
Superiori nuk e ul ritmin, përkundrazi fiton dhe pjesën e tretë 14-12 dhe thellon 38-24. Dhe vulën suksesit, skuadra e Beqos ia ka vënë në pjesën e katërt, kur ka fituar 20-8 dhe në total 58-32.
Superiori sot është në pritje të fitueses së çiftit tjetër Vllaznia-Horizont Basket, ndërsa finalja e titullit kampion për paratëreja, një kampionat që kthehet në basketbollin shqiptar pas shumë viteve mungesë, do të zhvillohet të hënën në ora 17:00 në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Paratëreja
Gjysmëfinalet:
Të premten:
Superiori – Studenti 58-32
(13-2, 11-10, 14-12, 20-8)
Të shtunën:
Vllaznia – Horizont Basket
Finalja
Të hënën:
Superiori – Vllaznia/Horizont Basket (17:00)