AlbanianSport.com 02.06.2015 16:45
ASNN – Rivaliteti midis Mesit dhe Ronaldos shprehet në çdo gjë, brenda e jashtë fushës, sidomos kur është fjala për golat. Tashmë, kur kampionatet kombëtare kanë mbyllur edicionin, ylli i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, e ka fituar për herë të dytë më radhë “Këpucën e Artë”, duke qenë kështu golashënuesi më i mirë në Evropë.
Ronaldo këtë edicion ka shënuar 48 gola në kampionatin spanjoll, më shumë se çdo lojtar tjetër në Evropë, duke lënë mbrapa edhe rivalin e tij të përjetshmën, yllin e Barcelonës, Lionel Mesin, me 43 gola. Në vendin e tretë është Aguerro me 26 gola, i ndjekur nga Nejmar, Luka Toni, Ikardi dhe Grizman, me nga 22 gola secili.
Kujtojmë se Ronaldo në total ka katër “Këpucë të Arta”, pasi të njëjtën e kishte fituar dhe në vitin 2011 dhe 2008. Por shanset për “Topin e Artë” i ka Mesi, se ai është në finalen e Ligës së Kampioneve.