AlbanianSport.com 02.08.2015 17:05
ASNN – Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, ka shënuar golin e tij të parë në edicionin e ri në futbollin zviceran. 31-vjeçari ka gjetur golin në barazimin 1-1 të skuadrës së tij, St. Gallen, përballë Jang Bojsit.
Bunjaku shënoi në minutën e 56-të, duke u treguar i saktë para portierit mik, duke rikthyer barazinë në shifra dhe duke vërtetuar edhe një herë se është ndër sulmuesit më të mirë në elitën e futbollit helvet.
Goli i tij është shenjë e mirë për vazhdimësinë e sezonit, ndërkohë që përfaqësuesja e Kosovës ka hartuar një listë të mundshme ndeshjesh miqësore në muajt e ardhshëm. Në përgjithësi, lojtarët më të mirë kosovarë i ka grumbulluar përfaqësuesja e Zvicrës dhe ajo e Shqipërisë.