AlbanianSport.com 22.12.2014 14:35
ASNN – Sukthi ka rezistuar vetëm 45 minuta në ndeshjen e luajtur dje në Yrshek përballë Olimpikut vendas. Në pjesën e dytë ka ardhur më pas shkërmoqja e miqve.
Neza, me dygolëshin e tij, dhe Duka kanë vulosur fitoren e Olimpikut 3-0, ndërsa kështu kjo është mbyllja më e mirë e vitit 2014 për skuadrën e Arben Milorit.
Olimpikasit kanë pasur raste për shënim në pjesën e parë, por dhe kanë humbur shumë.
Megjithatë në pjesën e dytë kanë ardhur 3 golat dhe në fund është fiksuar rezultatin përfundimtar 3-0 për Olimpikun.
Olimpik – Sukthi 3-0
Shënues: Neza 57’, 71’, Duka 84’
Olimpiku: Prençi, Muhollari, Jonuzi, Kulla, Meta, Muça, Duka, Gjeçi (Asllanaj 50’), Fuçia (Murataj 67’), Kaloshi, Neza. Trajner: A. Milori
Sukthi: Pllumbi, K.Gjonpalaj, Memini, Rigo, Vargu, Gashi, Balla (Degjoni 31’), Hodo, Voja (Jaçe 33’), Vogli, A. Gjonpalaj (Halilaj 33’). Trajner: E. Curri
Gjyqtarë: B. Kaimi, R. Zajmi, A. Meçani (Tiranë)
Kartonë të verdhë: K. Gjonpalaj, A. Memini, A.Gjonpalaj