Gjergj Vyshka 25.04.2016 08:35
Studenti në volejboll për meshkuj është vetëm një hap larg titullit kampion, teksa mbrëmë në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, ka fituar edhe ballafaqimin e dytë final ndaj Tiranës.
Bardheblutë e trajnerit Ilo Koja, përtej dëshirës dhe entuziazmit, apo përvojës së madhe që kanë si grup, përsëri kanë demonstruar se nuk kanë këllqe për të shkuar tek trofeu i munguar prej vitesh.
Emri i fanellës së Studentit në volejbollin shqiptar, apo dhe vendosmëria për të marrë atë që prej vitesh e kanë të tyrin, titullin kampion, e bën fitues këtë ekip. Sidomos edhe atëherë kur kërkohen pikët shtesë, siç dhe ka ndodhur mbrëmë në setin e dytë e të 3-të.
2-0 rezultatin i përgjithshëm dhe kampionët janë gati për të hapur shampanjën të mërkurën në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, por megjithatë Tomorri kërkon të ruajë qetësinë dhe ta mbajë skuadrën me këmbë në tokë.
Sepse, sipas tij, ende nuk ka përfunduar asgjë.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Programi i finaleve të “play-off”-it
për titullin “kampion”
21 prill 2016:
Studenti – Tirana 3-1 (1-0)
(26-24, 23-25, 25-17, 25-19)
24 prill 2016:
Tirana – Studenti 0-3 (0-2)
(17-25, 24-26, 25-27)
27 prill 2016:
Studenti – Tirana ora 19:00
30 prill 2016:
Tirana – Studenti ora 19:00
(nëse do të jetë e nevojshme)
3 maj 2016:
Studenti – Tirana ora 19:00
(nëse do të jetë e nevojshme)