AlbanianSport.com 28.03.2015 21:25
ASNN – Do të jetë Studenti skuadra që do të sfidojë Flamurtarin e Superligës për një vend në nivelin më të lartë të koshit shqiptar të meshkujve, pasi skuadra e drejtuar nga trajneri i ri, Henri Moja, ka triumfuar, madje bindshëm, në ndeshjen e fundit dhe vendimtare me Elbasanin, të zhvilluar sonte.
Në fakt, Niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Kategoria e Parë, e ka kurorëzuar të premten Teutën si fituese të tij. Durrsakët lanë pas një sezon të suksesshëm, ku udhëhoqën në renditje që në javën e parë të kampionatit të këtij grupi ku duhet theksuar se rivaliteti ka qenë i admirueshëm.
Kësisoj, vitin e ardhshëm, ekipi bregdetar, i drejtuar nga trajneri Bekim Abrazhda do të garojë në elitën e basketbollit shqiptar të meshkujve, gjë që, në fakt, i mungon prej disa sezonesh. Për sa i përket takimit të djeshëm ndaj Skënderbeut, durrsakët dominuan gjithçka, duke i dhuruar publikut të tyre fitoren e fundit për këtë sezon.
Pas hodhi themelet e fitores që në fillimin e takimit, ekipi i Abrazhdës më pas nuk e kishte të vështirë të administronte rezultatin deri në fund, duke e fituar krejt takimin me shifrat 83-54. Ndërkaq Flamurtari i Superligës do të luajë në “play-out” kundër Studentit të Kategorisë së Parë, për qëndrimin e saj mes më të mirëve të koshit.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 12-të
(27-28 mars 2015)
Të premten:
Teuta – Skënderbeu 83-54
Të shtunën:
Studenti – Elbasani 77-57
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Teuta 12 9 3 861-736 21
- Studenti 12 8 4 786-718 20
- Elbasani 12 6 6 810-855 18
- Skënderbeu 12 1 11 730-878 13