AlbanianSport.com 08.11.2014 09:35
Post-ndeshja e 14 tetorit, Serbi-Shqipëri, ka detyruar Ministrinë e Brendshme serbe që të japi urdhërimin e shoqërimit të makinaveme targa shqiptare me polici. “Kështu na ka ndodhur neve”, – thotë Tomorri.
“Kemi pritur 2 orë derisa u koordinuan të gjitha veprimet dhe erdhi patrulla e policisë për të na shoqëruar, e cila ndërrohej gjatë gjithë gjatësisë së rrugës që ne bëmë në tokën serbe”, – ka vijuar ai.
Por përtej këtyre gjërave, Tomorri ka bërë të ditur se nuk ka pasur shumë diferenca mes skuadrave. “Fino Kaposvar ishte një skuadër e fortë, me ekip të ri, një pjesë e së cilës ishte e kombëtares së Hungarisë”, – ka thënë ai.
“Jo vetëm kaq, trajneri ishte i kombëtares, ndërsa ka dalë dhe kampion i Turqisë, kur ka pasur 3 vjet rresht dhe Suxhon. Megjithatë ndeshja tjetër do të jetë më e mirë dhe publiku do të kënaqet duke parë një lojtar botëror si Suxho në parket”, – ka përfunduar Tomorri.