AlbanianSport.com 18.12.2014 12:30
ASNN – Duke folur pas ndeshjes së fituar me vështirësi ndaj Luftëtarit, trajneri i Sopotit, Gentian Stojku, ka deklaruar: “Kemi marrë një fitore të vyer, e cila ka ardhur në momentin e duhur.”
“Duhet të vazhdojmë t’i marrim ndeshjet një e nga një, pasi qëllimi ynë final është ngjitja në Superiore. Dhe nuk ka më vend për të gabuar”, – ka përfunduar Stojku. Ndërsa homologu i tij, trajneri i Luftëtarit, Bledar Devolli, akuzoi gjykimin për humbjen
“Ne zhvilluam një ndeshje mjaft të mirë dhe ishim superiorë gjatë gjithë ndeshjes, – ka theksuar trajneri i skuadrës gjirokastrite. – Më vjen shumë keq që i humbëm tre pikët në këtë mënyrë, pasi treshja e gjyqtarëve të kësaj ndeshjeje ishte skandaloze.”
“Shpresoj që gjëra të tilla të mos përsëriten më, sepse është gjynah të tallen me djersën e lojtarëve në fushë”, – ka përfunduar Devolli, pas humbjes “in-extremis” që skuadra e tij pësoi ndaj Sopotit.