AlbanianSport.com 28/02/2021 20:55
ASNN – Largimi i mundshëm i gjermanit drejt përfaqësueses thërret në stol ish-kapitenin. E përditshmja britanike, “Mirror” shkruan se DFB-ja po planifikon largimin e Joakim Lëvin dhe zëvendësimin e tij me Jurgen Klopin, ofertë kjo që për ish-trajnerin e Dortmund do të ishte e parefuzueshme. Ndërkohë, si kandidaturë për të zëvendësuar gjermanin ka dalë ish-kapiteni Stivën Xherrard.
Liverpuli po monitoron situatën e Stiven Xherrardit, si kandidaturë për të zëvendësuar Jurgen Klopin, nëse Federata Gjermane e Futbollit (DFB), e thërret këtë të fundit për ta drejtuar ekipin përfaqësues. Është e përditshmja britanike, “Mirror” shkruan se DFB-ja po planifikon largimin e Joakim Lëvin dhe zëvendësimin e tij me Klopin, ofertë kjo që për ish-trajnerin e Dortmund do të ishte e parefuzueshme.
Xherrardi po kalon një periudhë të shkëlqyer si trajner me ekipin e tij Gllasgou Rejnxhërs, që po mbizotëron në kampionatin skocez, ndërsa ka arritur edhe në turin e 16-shes së Ligës së Evropës. Kjo ecuri u ka bërë përshtypje edhe pronarëve të Liverpulit, të cilët po e ndjekin nga afër punën e ish-futbollistit të njohur anglez. Ndonëse Federata Gjermane e ka rikonfirmuar Lëvin në krye të stolit të përfaqësueses, pikëpyetje të shumta mbeten, sidomos pas asaj humbjeje 0-6 të pësuar në Ligën e Kombeve të Evropës përballë Spanjës.
Ndërkaq, në një zhvillim tjetër, Xherdan Shaqiri, ka vendosur të largohet nga Liverpuli këtë verë. Futbollisti nga Zhegra e Kosovës ka edhe dy vjet në kontratën e tij aktuale, por është zhgënjyer për mungesën e minutave te Liverpuli. Për këtë arsye, sipas asaj që raportojnë mediat angleze, Shaqiri dëshiron të largohet në fund të sezonit, me Liverpulin që do të ishte i lumtur nëse do ta shiste për 25 milionë euro.