AlbanianSport.com 02.05.2015 17:05
ASNN – “Shtëpia” e Tiranës, stadiumi “Selman Stërmasi” po merr një tjetër pamje, pas ndërhyrjes së presidencës për rikonstruksionin e plotë të impiantit të dytë të futbollit në kryeqytet, që shumë shpejt do të jetë me standarde evropiane.
Sapo kanë mbërritur 9600 stolat, që do të instalohen në këtë stadium, madje firma që po kryen punimet ka bërë një provë për vendosjen e tyre.
Gjithashtu ka mbërritur fusha me barë natyral nga Italia, e cila do të shtrohet shumë në mënyrë që të jetë funksionale për sezonin e ri futbollistik, që për Tiranën pritet të nisë me pjesëmarrjen në Kupat e Evropës.