AlbanianSport.com 03.08.2015 16:15
ASNN – Sportisti para-olimpik Andi Gusmari, i cili rezultonte i zhdukur që nga data 31 korrik 2015 dhe që pushtoi lajmet në SHBA për humbjen e tij, është vetë paraqitur përpara autoriteteve amerikane.
44 -vjeçari, i cili ishte pjesë e delegacionit shqiptar që mori pjesë në Lojërat Olimpike për sportistë me aftësi të kufizuara, u paraqit në stacionin e policisë në Hejuardit, një qytet në afërsi të San Franciscos.
Policia amerikane ishte mobilizuar në kërkim të tij që në momentin kur drejtuesit e delegacionit shqiptar kërkuan ndihmën e forcave blu të Los Anxhelesit për të kuptuar se ku ndodhej sportisti kuqezi.
Policia ka deklaruar se Gusmari nuk komunikon në gjuhën angleze dhe ende nuk dihet se si ka mbërritur deri në Hejuard, ku distanca me Los Anxhelesin, pikërisht vendin ku u shpall i zhdukur, është rreth 500 km.