Sporti shkollor dhe universitar, mekanizmat që i kanë munguar sportit shqiptar

Share Button

Viron-Bezhani-tjeter-KOKSH-2014

Nga Viron Bezhani* 02.03.2016 10:40

Të bëhesh një sportist i mirë nuk është e lehtë, pasi duhen vite punë e sakrifica, por akoma dhe më e vështirë sot në Shqipëri është të zbulosh një sportist. Për më tepër që në 25 vite demokraci gjithnjë e më e vështirë është bërë puna e zbulimit të talenteve, pasi ka munguar puna në bazë, kryesisht ajo me moshat e vogla. Ose kjo punë shpesh ka lënë për të dëshiruar dhe kjo jo vetëm për faj të trajnerëve dhe specialistëve, por edhe për faktin se kanë munguar klasat sportive. Ka munguar sporti në shkollë, ai që dikur ka qenë baza e piramidës të suksesit në sport, ai nga ku dilnin talentet, që më pas ktheheshin në ikona të sportit shqiptar.

Të kthehesh prapa në kohë nuk do të thotë se ke bërë hapa pas, por nga e kaluara ne mund të marrim gjërat më të mira që ka trashëguar sporti shqiptar, ato gjëra që na kanë ndihmuar për vite me radhë edhe ne drejtuesit e sotëm që të bëhemi sportistë. Brenda pak ditësh sporti shqiptar përjetoi dy momente të rëndësishme të të menduarit ndryshe në të bërit sport, duke themeluar Federatën e Sportit Shkollor dhe rikthyer në një shoqatë aktive atë të Sportit Universitar. Dy hallka të rëndësishme nga ku kalon një sportist, pasi kështu vendosim sërish bazat në kërkimin e një talenti në sport dhe më pas zhvillimin e tij.

 

“Sot arritëm të fusim në shinat e duhura sportin shkollor shqiptar, duke krijuar një databaze të gjerë të sportistëve, që nga bankat e shkollave 9-vjeçare e deri në universitete”

 

Nisma për të krijuar një Federatë të Sportit Shkollor është padyshim një fitore e madhe për sportin shqiptar. Një Federatë që vjen në momentin e duhur kur në shkollat tona 9-vjeçare janë rritur prej më shumë se një viti orët e edukimit fizik. Krijimi i kësaj federate është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e forcimin e urave të bashkëpunimit nga fëmijët e deri te sporti elitar, duke e bërë edhe më të gjerë bazën e piramidës në sport. Duke nisur nga klasat sportive do të arrijmë në të ardhmen të ndërtojmë ekipet elitare në çdo sport. Dhe ata nuk janë pak, por mijëra fëmijë që kanë nevojë për më shumë mbështetje, koordinim, bashkëpunim e dashuri, ndaj dhe kjo Federatë do të shtrihet në çdo cep të Shqipërisë.

Sporti shkollor është ABC-ja në të bërit sport në çdo vend të botës, aty ku fëmijët marrin njohuritë e para, dashurohen me sportin, e bëjnë atë pjesë të pandashme të jetës së tyre. Sot sporti shqiptar ka nevojë për këto nisma të reja, për sportin shkollor, ku mund të punojnë të gjithë ata djem e vajza që çdo vit përfundojnë Universitetin e Sportit dhe mund të shfrytëzojnë palestrat e shkollave për të vënë në punë dijet që kanë marrë dhe zbuluar ato talente për të cilët kemi kaq shumë nevojë. Një bazë e gjerë e të bërit sport do të na japë mundësi të kemi një piramidë më të madhe në sportin shqiptar, më shumë talente dhe nesër një sport më të mirë.

 

“Të kthehesh prapa në kohë nuk do të thotë se ke bërë hapa pas, por nga e kaluara ne mund të marrim gjërat më të mira që ka trashëguar sporti shqiptar, ato gjëra që na kanë ndihmuar për vite me radhë edhe ne drejtuesit e sotëm që të bëhemi sportistë”

 

Po kaq e rëndësishme edhe nisma e rikthimit të sportit universitar, që prek rininë shqiptare, në një moshë vulnerabël e që kërkon shumë kujdes. Aktivitetet sportive mes Universiteteve janë një nismë e shkëlqyer, pasi afrojnë të rinjtë me sportin, ofrojnë mundësi për të bashkëpunuar mes universiteteve, i largojmë të rinjtë nga kafja e droga. Në këto Universitete studiojnë mjaft sportistë, por edhe amatorë e dashamirës të sportit, ndaj ne kemi shansin që t’i afrojmë ata edhe më shumë me sportin, duke u ofruar një alternativë më të mire. Pra ata fëmijë që i kemi zbuluar nga klasat shkollore, më pas i ndjekim dhe përkrahim edhe me sportin universitar duke plotësuar kështu hallkat që për vite me radhë kanë munguar.

“Tashmë na mbetet ne drejtuesve të sportit t’i mbajmë gjithnjë në lëvizje këto nisma, në mënyrë që të rikthejmë lavdinë e munguar në sportin shqiptar”

 

Dhe në fund, ata kanë mundësi të luajnë për klubet që dëshirojnë. Pra sot arritëm të fusim në shinat e duhura sportin shkollor shqiptar, duke krijuar një databaze të gjerë të sportistëve, që nga bankat e shkollave 9-vjeçare e deri në universitete. Kjo nuk është pak, pasi është hapi i parë i rikthimit të klasave sportive, duke vënë sërish në lëvizje atë motor të rëndësishëm të të bërit sport që në moshat e vogla, që ishte harruar prej vitesh. Tashmë na mbetet ne drejtuesve të sportit t’i mbajmë gjithnjë në lëvizje këto nisma, në mënyrë që të rikthejmë lavdinë e munguar në sportin shqiptar.

 

* President i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh