AlbanianSport.com 02.12.2016 08:45
ASNN – Dihet tanimë se trukimet nuk janë ekskluzivitet i futbollit, por ajo që ka ndodhur në Spanjë, është e pazakontë. Kjo sepse në kuadër të hetimeve të kryera në lidhje me pretendimet për manipulime në ndeshjet e tenisit në Spanjë janë ndaluar 34 persona.
Në kuadër të hetimeve të kryera me qendër Madridin, në lidhje me pretendimet për trukime në ndeshjet e tenisit me qëllim përfitimin e parave në bastet në Internet, njësi të xhandarmërisë këtë mëngjes kanë kryer një operacion ku në të gjithë vendin janë ndaluar 34 persona.
Sipas informacioneve që zyrtarët e xhandarmërisë kanë dhënë për shtypin, mediat spanjolle shkruajnë se të paktën 6 nga të ndaluarit janë lojtarët meshkuj të tenisit, që marrin pjesë në ndeshjet profesioniste dhe amatore në të gjithë Spanjën. Ndërsa theksohet se ndalimet më së shumti janë kryer në qytetin e Seviljes, në jug të vendit.