AlbanianSport.com 09.11.2016 13:25
ASNN – Diego Kosta është mungesa e vetme e Spanjës për ndeshjen e së shtunës në Granada ndaj Maqedonisë, e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”. Në vendin e tij është Iago Aspas.
Ndërkaq, pas katër orë udhëtimi, nga Shkupi deri në Granada, përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll ka mbërritur në qytetin ku të shtunën do të zhvillojë ndeshjen kundër Spanjës favorite e vlefshme për kët Eliminatore të “Rusi 2018”.
Mediat spanjolle nuk kanë qenë të interesuara të presin mbërritjen e Maqedonisë në aeroportin e Granadas.
Dje, përfaqësuesja e Maqedonisë ka zhvilluar stërvitjen e parë në tokën spanjolle, kurse sot në mbrëmje, në orarin e ndeshjes, do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në stadiumin ku do të luhet ndeshja me Spanjën.