AlbanianSport.com 26.10.2016 10:40
ASNN – Veprimtaria e dytë e futbollit shqiptar, Kupa e Shqipërisë, luan sot të gjitha ndeshjet e para të turit të saj të dytë, apo thënë ndryshe, turit të 16-shes. Dhe Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë për sportdashësit, duke nisur nga ora 14:00, një nga duelet më të spikatura të grupit B, atë midis Kamzës dhe Vllaznisë.
Vendasit, të cilët militojnë në nivelin e dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria e Parë, e kanë nisur mjaft mirë sezonin e ri, duke kryesuar bindshëm renditjen e grupit A dhe duke qenë pretendentë seriozë për ngjitjen në Kategorinë Superiore.
Madje Kamza shpreson që, pasi ka eliminuar në turin e mëparshëm një skuadër të Kategorisë Superiore, siç është Korabi, të bëjë të njëjtën gjë me Vllazninë. Midis çifteve të tjera të këtij turi, spikatin duelet Apolonia-Skënderbeu, Dinamo-Kukësi, Luftëtari-Tirana dhe Bylis-Laçi, në grupin A.
Ndërsa në grupin B, të gjitha duelet janë përballje midis skuadrave të Kategorisë Superiore dhe asaj Të Parë.
Kupa e Shqipërisë
Turi i 16-shes:
Ndeshjet e para:
Grupi A
Apolonia – Skënderbeu (14:00)
Stadiumi “Loni Papuçiu”, Fier
Dinamo – Kukësi (14:00)
Kompleksi “Internacional”, Pezë-Helmës
Luftëtari – Tirana (14:00)
Stadiumi “Roza Haxhiu”, Lushnjë
Bylis – Laçi (14:00)
Stadiumi “Adush Muça”, Ballsh
Grupi B
Besëlidhja – Partizani (14:00)
Stadiumi “Besëlidhja”, Lezhë
Kastrioti – Teuta (14:00)
Stadiumi “Kastrioti”, Krujë
Kamza – Vllaznia (14:00)
Fusha Sportive “Fuat Toptani”, Kamëz
Tërbuni – Flamurtari (14:00)
Stadiumi “Ismail Xhemali”, Pukë
*Ndeshjet e kthimit luhen pas dy javësh, të mërkurën e 9 nëntorit 2016.