Nga Ernest Gjoka 08.10.2015 11:40
Ndeshja e sotme është një ndeshje me dimension të madh, ku një fitore na çon drejt e në një ëndërr shumëvjeçare që të gjithë shqiptarët po e presin me padurim. Sigurisht që kemi përballë një ekip që, për hir së vërtetës, kanë lojtarë cilësorë.
Dhe përveç anës sportive, është dhe ana emocionale, e cila kam frikë se mund të na frenojë për të bërë më të mirën e mundshme, sepse situata është e nxehtë duke parë intervistat, duke parë interesim e madhe të të gjithë mediave të huaja, që e kanë trysnuar mjedisin e pragndeshjes dhe kjo gjë nuk shkon për interesin e ekipit tonë kombëtar
Po çfarë duhet të kemi kujdes sot nga ana taktike? Së pari, shumë qetësi e qartësi, si skuadër. Së dyti, ekulibër dhe një skuadër ku repartet të jenë të kujdesshme gjatë gjithë kohës.
Së treti, shumë agresivitet për të fituar çdo dyluftim sidomos në ajër. Së katërti, shumë shpejtësi në fazën sulmuese për të kapur kundërshtarin sa më shumë të çekulibruar. Dhe, së fundi, shumë besim dhe guxim që ne jemi më të fortë se kundërshtarët….!