AlbanianSport.com 01.11.2016 07:10
ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit luan sot dy ndeshjet fundit të javës së saj të 9-të dhe duke nisur nga ora 14:00, Tirana pret në kryeqytet Kukësin. Kjo ndeshje, që luhet në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, është edhe premiera e Ilir Dajës si trajner i bardhebluve.
Ndërkohë, duke nisur nga ora 17:00, luhet ndeshja midis Teutës dhe Partizanit. Kjo ndeshje, që do të luhet në Stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Të kuqtë kryeqytas kërkojnë fitoren që do t’i rikthejë të vetëm në krye të renditjes së Kategorisë Superiore, të cilën e ndajnë aktualisht me Skënderbeun, me nga 22 pikë.
Tri takimet e para të javës së 9-të janë luajtur të shtunën dhe Tërbuni ka barazuar 1-1 në shtëpi me Laçin, ndërsa Vllaznia është mundur 3-1 në Ballsh përballë Bylisit vendas. Në mbrëmje, Skënderbeu ka fituar në fushën e vet ndaj Flamurtarit, me rezultatin 2-0, duke marrë përkohësisht kreun e renditjes, me një golaverazh më të mirë sesa Partizani.
Kategoria Superiore
Java e 9-të
Të shtunën:
Tërbuni Pukë – Laçi 1-1
Bylis Ballsh – Vllaznia 3-1
Skënderbeu – Flamurtari 2-0
Të dielën:
Tirana – Kukësi (14:00)
Teuta – Partizani (17:00)