AlbanianSport.com 28.09.2014 19:35
ASNN – Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur një ditë para ndeshjes në kampin e librazhdasve, teksa është vetëlarguar sulmuesi Halili.
Në një kontakt që ai ka pasur me “Ultrasit” librazhdas, Halili është shprehur se nuk është e mjaftueshme të jesh ndër më të mirët që të jesh në formacion.
“Preferoj të largohem si lojtar që doli “kampion” vitin e kaluar e jo si futbollist stoli”, – ka deklaruar ai.
“Falënderoj tifozët e Sopotit që për sa kohë isha pjesë e tyre më mbështetën si djalë qyteti e jo si jabanxhi. Faleminderit të gjithëve”, – ka përfunduar Halili.