AlbanianSport.com 05.10.2014 15:15
ASNN – “E dinim që ishte ndeshje e vështirë, edhe sepse kemi pasur përballë një kundërshtar me emër si Luftëtari”, – ka deklaruar trajneri i librazhdasve, Gentian Stojku, duke folur për mediat pas suksesit minimal, por mjaft të vyer, që skuadra e Sopotit arriti ndaj Luftëtarit në Gjirokastër.
“Dhe për këtë ndeshje kam punuar gjatë gjithë javës për mënyrën e zhvillimit të lojës me futbollistët, – ka vijuar ish-futbollisti i mirënjohur. – Dhe mënyra e zhvillimit të ndeshjes ishte ajo që unë kërkoja. Dua të falënderoj për mikpritjen gjirokastritët. Ndoshta kisha ardhur për një barazim, por këmbëngulja e futbollistëve bëri që ne të merrnim tre pikët.”
“Nuk duhet të kalojmë në eufori, sepse na pret një tjetër ndeshje e vështirë me Dinamon”, – ka përfunduar trajneri i Sopotit, Gentian Stojku.