AlbanianSport.com 15.08.2015 17:50
ASNN – Librazhdasit po stërviten normalisht, ndërsa edhe të premten ata janë përqendruar në përgatitjet fizike, atje ku pjesën më të madhe të seancës e kanë zënë vrapimet. Në stërvitjen e kësaj dite është parë t’i bashkohet grupit edhe sulmuesi prrenjak, Altin Lleshi, i cili me shumë mundësi do të jetë pjesë e Sopotit këtë sezon të ri.
Sulmuesi Lleshi ka luajtur me Turbinën e Cërrikut, ndërsa ka qenë një nga futbollistët më të mirë të ekipit, i cili shkoi deri në fazën “play-off”. Tashmë Lleshi ka lënë cërrikasit dhe do të luajë për vjollcë, teksa do të jetë një përforcimë shumë i rëndësishmë për trajnerin Bozhani, i cili e ka mirëpritur këtë elementë cilësorë.
Drejtuesit e Sopotit pritet t’i ofrojnë Lleshit një shumë të majme financiare për ta bindur që ai të firmosi për një vit më librazhdasit. Lleshi ka qenë edhe më parë pjesë e Sopotit. Dhe ardhja e tij e ka përforcuar dhe më shumë sulmin e Sopotit, që tashmë ka pjesë përbërëse dhe Çotën e Polisin.
Në Librazhd, në fakt, ai është futbollist i “shtëpisë”, sepse gjithnjë ka qenë lojtar vendimtar për ekipin. Nuk bëhet fjalë që ai të mos jetë titullar, sepse njihet për nuhatjen e tij përpara portës kundërshtare. Por dhe për Bozhanin bën punë, sepse mund të jetë një partner i mirë për Çotën. E për të mbyllur të gjithë repartin e sulmit pritet dhe një ardhje tjetër tek Sopoti.