AlbanianSport.com 27.02.2015 13:05
ASNN – Naftëtari ka lajmëruar nëpërmjet faqes së saj të “Facebook”-ut se të mërkurën ka marrë konfirmimin që ndeshjen e radhës në Kategorinë e Parë, atë me Sopotin vendës, do ta luajë në Peqin.
Por problemi më kryesor është fakti se tifozët nuk kanë autobus për t’u transportuar, sepse, sipas tyre, klubi, edhe për shkak të buxhetit financiar të pakët, nuk e ka ofruar udhëtimin falas për ta.
Tashmë janë duke pritur nga sponsorët, ndërsa i kanë bërë thirrje njëri-tjetrit që të udhëtojnë drejt Peqinit me çdo mjet për të qenë sa më pranë Naftëtarit në këtë sfidë delikate për mbijetesën në Kategorinë e Parë.
Nga ana tjetër, edhe librazhdasit kanë kërkuar ndihmën e tifozëve për të mundur kuçovarët. “Të marshojmë të gjithë për të mbështetur ekipin tonë të zemrës në përballjen me Naftëtarin”, – është apeli i klubit.
“Vlen për ngjitjen në Superiore”, kanë thënë drejtuesit e Sopotit, ndërsa skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Stojku ka vijuar e qetë stërvitjen dje në ish-kompleksin “Dinamo” në kryeqytet.