AlbanianSport.com 14.09.2016 23:25
ASNN – Sopoti është duke vijuar normalisht stërvitjen me dy seanca në ditë, një paradite dhe një pasdite. Nesër Sopoti do të luajë një ndeshje miqësore në Krujë me Kastriotin vendëse.
E pavarësisht humbjeve në miqësore, drejtuesit e skuadrës librazhdase e cilësojnë të mirë gjendjen në ekip. Ndërkohë merkatoja konsiderohet e mbyllur, ndërsa tek Sopoti janë afruar lojtarë cilësor.
Duke nisur që nga portieri Bejte, mbrojtësit Bello, Bishaj dhe Kaloshi, mesfushorët Mitraj e Mucollari dhe sulmuesi Bakiu, janë plot 7 futbollistë me peshë dhe merkatoja për librazhdasit mundë të quhet e mbyllur.