AlbanianSport.com 21.01.2015 07:05
ASNN – Kastrioti, pasi ka luajtur me Partizanin, Gramshin dhe Vorën, tashmë ka zgjedhur kundërshtar të Kategorisë së Parë për të luajtur miqësoren e katërt të periudhës përgatitore. Bëhet fjalë për Sopotin, ndërsa miqësorja do të luhet në Yrshek.
Madje në këtë miqësore, përveç dëshirës së Alcanit për të konsoliduar formacionin, tashmë trajneri i librazhdasve, Gentian Stojku, do të ketë mundësi për të provuar italianët që i kanë ardhur.
Nuk janë pak, por tre të tillë, ndërsa duket se do të ketë dhe dy brazilian. Kështu që në këtë ndeshje të dytë miqësore, teksa një javë më parë Sopoti ka humbur në Kavajë ndaj Besës vendëse, Stojku do të dijë të vendosë për lojtarët që do të mbajë në skuadër.