AlbanianSport.com 13.09.2016 12:30
ASNN – Pas miqësores së humbur me Ilirinë e Fushë-Krujës, të dielën librazhdasit e kanë bërë pushim. Dhe, siç pritej, dje u janë kthyer si zakonisht përgatitjeve. Tek skuadra e Sopotit, në testin e fundit të kontrollit, janë parë dy afrime tepër cilësore.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë Ardjan Kaloshi, i ardhur nga Kamza. Ai është provuar nga trajneri Gallo dhe ka bërë një paraqitje mjaft të mirë. Kështu që me shumë gjasa do të qëndrojë dhe drejtuesit po i bëjnë gati kontratën njëvjeçare.
Gjithashtu afrimi tjetër është mesfushori Ervis Hoxha i ardhut nga Partizani B. Talenti kryeqytetas tregoi cilësi mjaft të mira në miqësoren me Ilirinë. Dhe ky futbollist është pëlqyer nga stafi drejtues dhe mund të qëndrojë tek skuadra e Sopotit këtë sezon.