AlbanianSport.com 29.01.2015 13:15
ASNN – Pas Bylisit dhe Dinamos, edhe Sopoti mund të konsiderohet një skuadër e përforcuar nga tregu i lëvizjeve të futbollistëve dhe për rrjedhojë një pretendente serioze për t’u ngjitur në Superiore.
Deri më tani janë 7 lojtarë që janë afruar tek Sopoti, të cilët janë Goranoviç, Begaj, Çaushaj, Dhrami, Nelaj, Bërdufi, Lleshi. Por librazhdasit nuk e kanë mbyllur idenë e përforcimeve, teksa janë në pritje dhe të dy mbrojtësve dhe një portieri.
Deri më tani Sopoti ka luajtur 3 ndeshje miqësore, teksa ka humbur 1-2 me Besën, ka barazuar 0-0 me Kastriotin dhe ka fituar 2-0 me Erzenin. Kështu që Sopoti mund të numërojë një formacion të marrë nga tregu i lëvizjeve të futbollistëve në dimër.