Gjergj Vyshka 19.12.2014 15:25
Sopoti nuk ka kohë për të pushuar, ndërsa dje ka qenë në stërvitje në ish-kompleksin Dinamo për të përgatitur ndeshjen e javës së 12-të, e cila do të jetë përballë bluve në “Selman Stërmasi”.
Për rrjedhojë, për një fitore të sigurt të djemve të Gentian Stojkut, librazhdasit i kanë bërë ftesë tifozëve të tyre që të jenë sa më të shumtë.
Madje u kanë bërë ftesë studentëve dhe njerëzve që jetojnë në Tiranë e që janë dashamirës të Sopotit të jenë sa më të shumtë në Stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet.
“Ejani të mundim Dinamon”, kjo thirrja e librazhdasve për të gjithë tifozët e Sopotit, sepse kanë kërkuar ta mbyllin ndeshjen ashtu siç i ka hije kryesuesve të Jugut në Kategorinë e Parë.