Gjergj Vyshka 31.01.2015 17:45
Dje në mesditë, presidenti i klubit të futbollit Sopoti, Bahiti, ka firmosur kontratën me futbollistin nigerian Çarls Ofoje, i cili, në pjesën e parë të sezonit ka qenë në Kategorinë Superiore tek Laçi.
Mbrojtësi nigerian ka lindur më 26 korrik 1985 dhe pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka kaluar tek Apolonia, atje ku ka luajtur për katër sezone që nga 2007-2011. Më 2008 ka qenë i huazuar tek Bilisht Sporti, po më 2008 tek Albpetroli.
Një sezon ka luajtur me Tomorin e Beratit, kurse që nga 2013-ta ka qenë pjesë e Laçit. Në pjesën e parë të sezonit 2014-2015 me Laçin ka shënuar vetëm një gol. Dhe dje është bërë pjesë zyrtare e Sopotit.
Librazhdasit janë në pritje të portierit kosovar Betim Berisha e të mesfushorit Majtare. Në këto kushte Sopoti ka gati një formacion të tërë të marrë nga tregu i lëvizjeve të futbollistëve në dimër. Dhe kështu është gati për në elitën e futbollit shqiptar.