AlbanianSport.com 28.09.2014 17:05
ASNN – Sopoti registron fitoren e parë në kampionatin e Kategorisë së Parë, teksa ka fituar 1-0 me Butrinin. E për këtë ka vlejtur goli i Marild Lezit në minutën e 67-të. Të dy ekipet kanë zhvilluar një ndeshje të bukur me plot raste. Por librazhdasit dominuan më shumë duke goditur traun e duke pasur disa raste të tjera për shënim, të cilat nuk i kthyer në gol.
Fraksioni i parë i ndeshjes ka qënë shumë i qetë ku të dy skuadrat kanë qënë mjaft të kujdesshme në mbrojtje. Gjithçka ishte e barabartë dhe asnjë nga ekipet nuk ndërtoi ndonjë aksion shumë të rrezikshëm. Që do të thotë në përfundim 0-0. Pjesa e dytë fillon krejt ndryshe. Lojtarët e Sopotit ishin të karikuar dhe sulmonin vazhdimisht. Ishte braziliani Pinto që në fillimin e pjesës së dytë pati një rast të pastër.
Por ai nuk e finalizoi si duhej dhe topi përfundoi jashtë. Menjëherë pas tij ishte veterani Hajdari, i cili me klasin e tij godet topin, por i pafat dhe ai. Lojtarët e Butrintit mundohen të reagojnë, por e kanë të pamundur. Pas shumë rasteve është Lezi që ka zhbllokuar rezultatin dhe 1-0 për Butrintin. Megjithë përpjekjet e miqve, në fund fati i buzëqeshi Sopotit, i cili e ka nisur garën me fitore.
Sopoti – Butrinti 1-0
Shënues: Lezi 67′
Sopoti: Koçi, Kelmendi, Bella, Ballkoçi, Kullolli, Pinto, Lezi, Cake (Muçmata 90’), Kastrati, Polisi (Karaj 65’), Hajdari (Iljazi 78’). Trajner: G. Stojku.
Butrinti: Haxho, Xhuvani, Malaj, Alzeneli, Aleksi, Bazaj (Papa 75’), Mustafaraj, Muço, Dorti (Meçani 55’), Rugji (Xhibro 55’), Rraboshta. Trajner: M. Hysi
Gjyqtarë: J. Xhaja, E. Shehu, R. Shaba (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Kullolli, Malaj, Alzeneli / Mustafaraj