AlbanianSport.com 23.08.2015 08:45
ASNN – Kukësi-Bylis dhe Tërbuni-Tirana jane dy ndeshjet e radhes te cilat luhen sot pasdite. Megjithate java e pare e Kategorise Superiore te Kampionatit Kombetar te Futbollit nuk mbyllet sot, pasi ndeshja Skenderbeu-Vllaznia do luhet me 9 shtator 2015, per shkak te impenjimeve te Skenderbeut ne Ligen e Kampioneve.
Kategoria Superiore e Kampionatit Kombetar te Futbollit luan sonte dy ndeshje te tjera te javes se pare te sezonit te saj te ri. Sonte zbresin ne fushe Kukesi, qe do te prese ne fushen e vet Bylisin, si dhe Terbuni, qe do te ndeshet ne kryeqytet me Tiranen. Te dyja takimet nisin ne ora 17:00.
Verilindoret kane hapur dyert e stadiumit “Zeqir Ymeri”, duke e bere hyrjen falas per tifozet ne perballjen e sotme me ballshiotet. Ndersa pukjanet debutimin e tyre historik ne nivelin me te larte te Kampionatin Kombetar te Futbollit, do mund ta shijojne ne ne stadiumin e tyre, “Ismail Xhemali”, pasi ne oret e fundit kane marre konfirmimin nga FSHF-ja se ky stadium ploteson kushtet per ndeshje te ketij niveli.
Java e pare e Kategorise Superiore ka nisur te premten, me takimin Partizani-Laci, qe u soll per sportdashesit drejtperdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar dhe u mbyll ne barazim 1-1. Takimi i dyte ishte ai midis Flamurtarit dhe Teutes, qe u luajt te shtunen ne Fier dhe u fitua nga durrsaket me nje gol te vetem.
Java e pare e Kategorise Superiore te Kampionatit Kombetar te Futbollit nuk mbyllet sot, pasi ndeshja Skenderbeu-Vllaznia do luhet me 9 shtator 2015, per shkak te impenjimeve te korçarëve ne Ligen e Kampioneve.