Sonte Shqipëri-Danimarkë, ja formacioni i mundshëm kuqezi i mbrëmjes

Share Button

Elbasan-Arena-10-lart-fusha

AlbanianSport.com 11.10.2014 07:05

ASNN – Kombëtarja kuqezi do të zbresë sonte në fushën e blertë të Stadiumit të rinovuar, “Elbasan Arena” të Elbasanit, për t’u përballur me Danimarkën në takimin e vlefshëm për grupin “I” të Eliminatoreve të Evropianit 2016. Gjithçka do të vijë drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur që në orën 19:30 me transmetimin e emisionit “Ëndërr kuqezi”, me bisedë në studio, analiza, lidhje direkte dhe intervista nga stadiumi, si përpara, ashtu edhe në pushim dhe në përfundim të ndeshjes që do të luhet duke nisur nga ora 20:45.

Duke marrë zemër nga një fitore historike muajin e shkuar në Portugali, në një stadium të rindërtuar praktikisht nga e para dhe që përmbush kriteret e UEFA-s dhe vetëm pak ditë para një përballjeje historike me Serbinë, Shqipëria do të ndeshet sonte me Danimarkën, duke synuar t’i japë zjarr ëndrrës kuqezi të kualifikimit për herë të parë në një veprimtari madhore. Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhovani De Biazi, pritet që përballë Danimarkës të bëjë pak ndryshime në formacion, ndërkohë që taktika do të jetë pothuajse e njëjtë me atë që ndoqi në fitoren me Portugalinë.

Porta do t’i besohet si gjithnjë Etrit Berishës, i cili është portieri shqiptar më në formë për momentin. Edhe lojtarët e mbrojtjes do të jetë ata që ndaluan portugezët me 7 shtator, e më konkretisht Hysaj, Mavraj, Cana dhe Agolli. Reparti i mesfushës do të jetë dhe reparti më i mbipopulluar pasi trajneri italian do të kërkojë të thyejë pikërisht këtu çdo aksion që kërkojnë të nisin danezët. Në mesfushë do të jenë Lenjani, Kukeli, Xhaka, Abrashi dhe në vend të Odise Roshit pritet të jetë Andi Lila. E vetmja dilemë që ka De Biazi është se cili do të luajë i vetëm në sulm midis Balës dhe Cikalleshit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh