AbanianSport.net 25.10.2015 11:55
Skënderbeu i trajnerit Mirel Josa do të jetë sot në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet, ku do të përballet me rivalin e tij më të madh të këtij sezoni, Partizanin e Sulejman Starovës.
Të dy trajnerët bashkëkohës kanë befasuar me lojërat e tyre të spikatura dhe në rreshtimet taktike të veçanta, duke dëshmuar për origjinalitetin e tyre në drejtimin e skuadrave përkatëse.
Shanset më të mëdha për të pasur sukses i ka kryeqytetasi i korçarëve, Josa, sepse ka një grup më të mirë dhe që prej disa vitesh ka dominuar kampionatin, duke fituar 5 tituj radhazi,
Kurse Starova është sfidanti, i cili ishte i fundit tek të kuqtë që fitoi një titull “kampion” si trajner në vitin 1993. Përballja e së dielës është dhe një duel mes dy trajnerëve që kanë filozofi loje të ndryshme.