Sonte Itali-Shqipëri, “axurrët”, për eksperiment, kuqezinjtë për rezultat

Share Button

Itali-Shqiperi-Miqesore-posteri-tjeter

AlbanianSport.com 18.10.2014 08:45

ASNN – Sot në mbrëmje Shqipëria do të luajë miqësoren me Italinë, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin e Xhenovas. Trajneri i Italisë, Antonio Konte, ka vendosur të luajë me një formacion krejt të ri ndaj kuqezinjve. Ndryshe nga miqësorja e pak ditëve më parë me Kroacinë. Ndërsa trajneri i Shqipërisë, De Biazi do të luajë ndaj Italisë me të njëjtët lojtarë që u përballën në miqësoren me Francën.

Shqipëria do të luajë sot në mbrëmje miqësoren me Italinë. Kjo është përballja e parë në historinë e futbollit shqiptar, që kuqezinjtë luajnë me përfaqësuesen e shtetit fqinj në nivelin e të rriturve. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Luixhi Ferraris” të Xhenovas dhe pritet të ketë një rekord tifozësh shqiptarë për të ndjekur sfidën. Sipas mediave italiane janë mbi 10 mijë bileta të shitura për emigrantët shqiptarë të cilët do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit të Xhenovas për të mbështetur futbollistët e kombëtares shqiptare.

Janë shqiptarë që banojnë jo vetëm në Itali, por edhe në Francë, Gjermani, Zvicër e Belgjikë ata që i kanë prenotuar prej ditësh biletat për miqësoren me Italinë. Për këtë miqësore, trajneri I Italisë, Antonio Konte paraprakisht ka menduar të luajë me këtë formacion: në portë Perin, në mbrojtje, De Silvestri, Bonuçi, Moreti, Antoneli, në mesfushë: Çerçi, Parolo, Sturaro, Bonaventura, ndërsa në sulm dyshja Xhovinko e Destro. Një formacion krejt tjetër ky i Italisë, nga ai që u përball me Kroacinë pak ditë më parë.

Duke qenë se është një miqësore, Konte ka vendosur të provojë lojtarë dhe skema të reja loje që do t’i shërbejnë për ndeshjet e ardhshme. Ndërsa trajneri i Shqipërisë, De Biazi ka vendosur të luajë me këtë formacion: në portë Berisha, në mbrojtje Hysa, Canaj, Mavraj, Agolli, në mesfushë Lila, Abrashi, Kukeli, Memushaj, Lenjani, ndërsa në sulm Cikalleshi. Ky është në fakt, po i njëjti formacion që Shqipëria luajti në miqësoren me Francën.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh