Gjergj Vyshka 25.03.2016 07:05
Basketbolli i moshave ka vazhduar me ndeshjet e Kampionatit Kombëtar të Paratërinjve, në grupin A për djem dhe atë të vajzave, kurse të rinjtë e të rejat kanë zbatuar me përpikmëri programin e tyre.
Ka qenë pushim grupi B dhe C i paratërinjve, ndërkohë që bie në sy rikthimi i Sonia Basket për paratërinjtë në krye. E kjo ka ardhur pas fitores me QMB Tirana, 60-35, ndërsa në fakt skuadra e Andrea Trojës ka përfituar dhe nga pushimi i Goga Basket 1.
Për trajnerin e kësaj skuadre të jesh në krye do të thotë të stërvitesh me kualitet dhe mençuri, ndërsa në faqen e tij në rrjetin social “Faceboook do të theksonte: “Sonia Basket për djem Nën-16-vjeç, të shtunën e kaluar ka nisur ndeshjet e kthimit në grupin A.”
“Në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” ajo luajti ndaj QMB Tirana dhe fitoi 60-35, – vijonte Troja. – I falënderoj të gjithë djemtë për kënaqësinë që më dhanë. Përpjekjet për një lojë të mirë të skuadrës së QMB Tirana të arsyeshme.”
Ndërkohë po në të njëjtin grup, Real Basket ka mundur Superior Klimën e të njëjtën gjë ka bërë dhe Marsi Basket në vizitën e Shkodrës ndaj Vllaznisë vendëse. Tek vajzat Nën-16-vjeç, Superior Klima dhe Vllaznia nuk u janë ndarë sukseseve.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Paratërinj
Grupi A
Java e 8-të
(20 mars 2016)
Real Basket – Superior Basket 65-51
Vllaznia – Marsi Basket 23-35
QMB Tirana – Sonia Basket 35-60
Goga Basket 1 pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Sonia Basket 7 6 1 438-285 13
- Marsi Basket 7 6 1 396-308 13
- Goga Basket 1 6 5 1 463-189 11
- Vllaznia 7 3 4 240-300 10
- Real Basket 7 2 5 337-461 9
- Superior Basket 7 1 6 308-464 8
- QMB Tirana 7 1 6 300-485 8
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Paratëreja
Java e 6-të
(20 mars 2016)
Studenti – Vllaznia 37-75
Superior Klima – Goga Basket 71-27
Horizonti Basket pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Superior Klima 5 4 1 372-178 9
- Vllaznia 5 4 1 254-158 9
- Horizonti Basket 4 3 1 199-183 7
- Studenti 5 1 4 200-279 6
- Goga Basket 5 0 5 110-259 5