Sokol Kushta: Miqësorja me Gjermaninë, traditë që duhet vazhduar

Share Button

Shqiperi-Gjermani-3-4-grup-foto

Adriatik Balla 10.05.2015 15:25

Ndeshja miqësore midis përfaqësueses së veteranëve gjermanë dhe veteranëve të ekipit tonë kombëtar, e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena” dhuroi jo pak emocione tek sportdashësit, por më shumë ngjalli optimizmin dhe emocionet e brezave të ndryshëm të futbollistëve tanë kuqezinj, të cilët kishin kohë që nuk përjetonin emocionet e fushës.

Kuptohet që rezultati në takime të tilla ka pak rëndësi, krahasuar me atë që sjell miqësia, kujtimi i vlerave të futbollit ndër vite dhe natyrisht fryma e bashkëpunimit midis dy vendeve tona në fushën e sportit.

Këto emocione rikujtoi për “SOT” një nga pjesëmarrësit në këtë takim, ish-sulmuesi i Kombëtares, Sokol Kushta, për të cilin humbja nuk duhet marrë për keq, përkundrazi, ai tha se nga kjo humbje kemi dalë të fituar. Kushta ka këndvështrimin e tij për nismën, ndeshjen dhe, natyrisht, rrjedhojën pozitive që solli një takim brezash i përfaqësueseve të të dy vendeve. Ja pjesa e parë e intervistës së tij për “SOT”, që AlbanianSport.com ju sjell sot:

 

– Të enjten luajtët në Elbasan një ndeshje miqësore me veteranët e përfaqësueses gjermane. Kuptohet që zbritja sërish në fushë ka emocionet e veta e natyrisht ngre dhe disa mendime mbi futbollin e djeshëm dhe të sotëm, lidhjen e brezave dhe për më tepër që aktivitete apo takime të tilla ndodhin rrallë. Ajo që ra në sy është: ndodhin rrallë. Ajo që ra në sy është: Humbët në rininë tuaj, humbët në rininë tuaj, humbët sërish tani me veteranët. Si e përjetuat këtë ndeshje?

– Kjo ndeshje ishte diçka e bukur dhe mund të krahasohet vetëm me gjërat e bukura. Kjo bukuri lidhet me praninë e brezave dhe merr ngjyrë emocioni. Duke qenë e tillë është pashmangshmërisht për t’u vlerësuar pozitive dhe unë do të thosha që janë brezat të cilët transmetojnë vlera. Ne humbëm këtë takim, por ju siguroj se njeriu në këto lloj takimesh feston dhe fiton nga humbja. Ishte një ndeshje që nuk na turpëroi, përkundrazi, na nderoi. Mendoj, gjithashtu, që federata duhet të ketë kuptuar që këta njerëz që zbritën në fushë, me disa vite më shumë tashmë, kanë vlera dhe duhet të mendojë për ta. Është detyrim që federata të pyesë herë pas here se çfarë bëhet me këta njerëz. Çfarë kemi bërë për këta emra të njohur të futbollit tonë? Si mund t’i angazhojmë e t’u marrim mendimet e vlefshme? Ndërsa, sa i takon paraqitjes së ekipit gjerman mund të them se ishte një grup i fortë dhe në këndvështrimin tim nuk është turp që na mundën. Siç thashë, rezultati nuk kishte rëndësi. Por ka një element që duhet thënë sepse bënte diferencën. Ata (gjermanët) takoheshin, mblidheshin dhe stërviteshin. Me pak fjalë ata bashkohen dhe luajnë dhe e treguan edhe në këtë ndeshje miqësore simbolike. Personalisht luajta 25 minuta në këtë takim, pak rëndësi ka që nuk shënova. Fundja unë kam luajtur me Kombëtaren deri në 34 vjeç, jam përpjekur të jem vetvetja e të përfaqësoj me dinjitet vendin tim. Megjithatë, ritheksoj dhe një herë se federata duhet të kujtojë se këta njerëz që zbritën në fushë kanë derdhur shumë djersë për fanellën e Kombëtares, kanë sakrifikuar, madje në kohëra të vështira, dhe meritojnë respekt, mirënjohje, vlerësim.

 

– Megjithatë, ekipi gjerman bënte diferencën. Ishte më i përgatitur, më i vendosur taktikisht, ngjanin më korrekt. Nuk është kështu?

– Të gjithë e dinë që gjermanët shquhen për organizim. Serioziteti i tyre dukej që në ardhje, me autobus, të veshur me uniformë sportive, me fanella e të tjera, një seriozitet që duhet vlerësuar. Ata gjithmonë janë seriozë. Në pjesën e parë u angazhuan nga tanët lojtarë me moshë të madhe, kurse pjesa e dytë u balancua. Dihet që gjermanët e bazojnë lojën tek kolektiviteti. Fituan ata, por unë nuk mendoj se ne kemi dalë të humbur. Ishte diçka e bukur dhe organizatorët duhen përshëndetur, përfshi këtu FSHF-në dhe presidentin Duka. Vërtet ishte një takim veteranësh, por këto ndeshje kanë domethënie, përçojnë solidaritet, vijimësi dhe bashkëpunim.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin ditën e 4-t të përgatitjeve

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin ditën e 4-t të përgatitjeve

AlbanianSport.com 14/11/2024 21:15 ASNN – Liga e Kombeve të Evropës, Kombëtarja zhvillon seancën

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

AlbanianSport.com 14/11/2024 20:20 ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar të enjten stërvitjen

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

AlbanianSport.com 14/11/2024 15:45 ASNN – Odise Roshi vendos të tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh