Gjergj Vyshka 04.06.2017 12:15
Prej më pak se një jave në Shëngjin ka nisur Kampionati Evropian i “Snooker”-it, disiplinë e bilardos. 30 vende kanë sjellë 227 bilardistë, nga të cilët 32 femra, ndërsa disiplina e parë që ka përfunduar ishte ajo me 6 gurë të kuq. Në finale përballë njëri-tjetrit ishin Helgason dhe britaniku Braun, atje ku islandezi ka fituar 5-2.
Dje kanë nisur ndeshjet e turneut të hapur, nga të cilat, sipas informacionit që ka dhënë presidenti i Federatës Shqiptare të “Snooker”-it, Olgert Shkrepa, kampioni i Evropës për turneun e hapur del sot pasdite rreth orës 18:00, natyrisht në varësi të ecurisë së ndeshjeve.
E më pas duke nisur nga e marta e deri të dielën e ardhshme do të luhet në ekipore, që është për të rritur, të rritura dhe mjeshtrat. Pretendimet e Shqipërisë, e cila ka 20 bilardistë në këtë Evropian, janë që si ekip të jetë në 5 më të mirat e Evropës, kurse si individë të renditen tek 16 më të mirët. Deri më tani, më mirë janë paraqitur Edmond Zaja dhe Dorian Maknori.
E në këtë mënyrë Shqipëria është bërë organizatore e Kampionatit Evropian të “Snooker”-it.