AlbanianSport.com 05.08.2015 10:40
ASNN – Ndonëse nga ana a klubit anglez kjo është mohuar gjithmonë, ka gjasa që gjatë merkatos së verës, Adnan Januzaj, mund të largohet nga Mançester Junajtid, duke patur interesimin e shumë skuadrave për shërbimet e tij.
Sipas burimeve të rrjetit ndërkombëtar të lajmeve, “Sky”, skuadra e fundit që ka shprehur interesim për Januzajn është Sandërlendi. Media në fjalë raporton se klubi anglez dëshiron ta marr futbollisti që tani, por në formë huazimi.
Sandërlendi ende nuk ka bërë ofertë zyrtare për talentin kosovar, i cili luan për ngjyrat e përfaqësueses së Belgjikës. Një ofertë nga klubi i Premier Ligës pritet të bëhet në ditët e ardhshme.
Edhe këtë sezon, Januzaj mund të ketë mungesë të madhe të hapësirës për aktivizim, prandaj huazimi i tij shihet se zgjidhje e mirë për të gjitha palët. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me të deri në fund të merkatos së verës.