AlbanianSport.com 28.12.2014 10:40
ASNN – Kategoria e Tretë nuk ka pushuar, edhe pse kampionati është i ndërprerë e do të nisë më 7 janar 2015 me javën e 6-të. Përkundrazi një pjesë e mirë e skuadrave, që nga e premtja, janë përfshirë në ndeshje miqësore.
Madje duke luajtur dhe me kundërshtarë nga Kategoria e Dytë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit, sepse kështu testojnë veten për të ditur nëse janë të gatshëm për të qenë një kategori më lart, apo jo.
Të parët që kanë zbritur në fushë kanë qenë lojtarët e Sportingut të Tiranës dhe Eagles, teksa kjo e fundit ka fituar 5-9. Ndërkohë që më pas janë fiksuar dy barazime, 1-1 mes Internacionalit dhe Bulqizës dhe 3-3 mes Spartakut e Korabit.
Dhe dje Luzi 2008, që ka provuar dhe disa lojtarë të rinj, ka fituar me Golemin, 1-2. Kësisoj Kategoria e Tretë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit nuk ka pushuar dhe vazhdon ndeshjet.
Rezultatet e miqësoreve të djeshme:
Sporting Tirana – Eagles 5-9
FC Internacional – Bulqiza 1-1
Spartak Tirana – Korabi 3-3
Golemi – Luzi 2008 1-2