AlbanianSport.com 08.09.2016 19:05
ASNN – Skrapari, që merr pjesë në Kategorinë e Dytë, është kthyer në një skuadër me kontribut vullnetar. E kjo jo vetëm për lojtarët vendës, por dhe ato jabanxhinj, ndërsa Bashkia, e cila mbi bazën e ligjit të pushtetit vendor ka dhe financimin e futbollit, nuk po bën asgjë. Skrapari është një skuadër pa sponsor dhe si e tillë është në vështirësi financiare.
Ndaj dhe trajneri Genci Lamçe dhe Bashkia Skrapar ua ka bërë të qartë lojtarëve që do të vijnë se do të duhen të mjaftohen vetëm me një aktivizim me këtë ekip për sezonin 2016-2017. E vetmja gjë që do të përmbushë si detyrim Bashkia janë pagesat në Federatën Shqiptare të Futbollit, kurse trajneri Genci Lamçe është duke përgatitur dhe dokumentacionin e regjistrimit.
Ndërkohë që lojtarët janë duke kërkuar të punësohen nëpër institucionet shtetërore. Por ata janë shprehur nën zë se është detyrimi i Bashkisë për të nxjerrë një fond financiar për ekipin dhe të paguhen rrogat. Sepse të njëjtën gjë bëjnë dhe Bashkitë homologe. Është anormale që të luajnë vullnetarisht lojtarët, ndërsa tek Skrapari është rast i përsëritur, teksa futbollistëve shpenzimet e rrugës ia paguante me tollona nafte