Gjergj Vyshka 12.01.2016 12:20
Erjon Tola, skiatori shqiptar që garon në Itali, duket se nuk po kalon një sezon pozitiv në pistat e bardha.
Pasi është skualifikuar në turet e para në Sllallomin Gjigant më 20 dhjetor dhe Sllallomin Special më 22 dhjetor, e njëjta gjë i ka ndodhur edhe të dielën më 10 janar.
Pikërisht në Kupën e Botës, në Adelboden të Zvicrës, ai është eleminuar që në turin e parë pa arritur ta përfundojë garën deri në fund.
Ndërkohë skiatorja tjetër e njohur e Shqipërisë, Suela Mëhilli, vijon të mos garojë për arsye që nuk dihen.