Gjergj Vyshka 29.01.2016 20:25
Suela Mëhilli, skiatorja shqiptare, ka shtuar pjesëmarrjen e saj në garat ndërkombëtare në Itali dhe Zvicër.
Më 26 janar, në Abelone të Italisë, ajo ka zënë vendin e 22-të në Sllallomin Gjigant, pozicion të cilin e ka përsëritur edhe dje, po në të njëjtin vend.
Por të mërkurën ka zënë vendin e tetë në sllallom, ndërsa ky është rezultati më i mirë i sezonit. Pra vendi i 80-të, 58-të, 24-ërt, dy herë i 22-ti dhe tani i teti.