AlbanianSport.com 24.01.2015 13:55
Ashtu sikurse është lajmëruar dhe më parë, Suela Mëhilli dhe Erjon Tola do të jenë përfaqësuesit e Shqipërisë në Kampionatin Botëror të Skive, i cili do të zhvillohet në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga data 1, deri më 15 shkurt.
Deri më tani, Mëhilli ka zhvilluar katër gara në Itali. Fillimisht ka qenë në sllallomin gjigant më 13 janar, ku nuk e ka përfunduar garën, kurse një ditë më vonë është renditur e 57-ta.
Ndërkohë në sllallomin special ka zënë vendet e 22-të më 18 janar dhe të 11-tin një ditë më pas. E kësisoj pritet që paraqitja e saj në Botërorin e Kolorados të jetë dinjitoze, sikurse një gjë e tillë të jetë dhe për Tolën.