Gjergj Vyshka 16.12.2016 15:25
Suela Mëhilli, skiatorja që tashmë së bashku me Erjon Tolën dhe Marsel Biçokun pretendojnë të shkojnë me normë kualifikimi në Lojërat Dimërore “Pjeonçeng 2018”, deri më tani ka bërë katër gara në Itali.
Më 28 nëntor 2016, në disiplinën e Sllallomit Gjigant do të zinte vendin e 21-të. Një ditë më pas, po në të njëjtën disiplinë ka zënë vendin e 27-të. Më 30 nëntor në disiplinën e Sllallomit nuk do ta mbaronte rrëshqitjen e parë.
Kurse më pas më 1 dhjetor do të zinte vendin e 23-të. Të katër garat janë zhvilluar në Santa Katerina Valfurva në Itali e kanë qenë lokale. Lojërat Olimpike Dimërore zhvillohen pas dy vjetësh në Kore të Jugut.