Gjergj Vyshka 19.02.2017 08:25
Botërori i Skive, që është duke u zhvilluar në Sent Moritz të Zvicrës, jo vetëm që ka përfunduar për shqiptarët, por ata kanë qenë brenda “kufinjve” të tyre.
Të paktën në sllallom, atje ku, për femra, Suela Mëhilli zuri vendin e 27-të, ndërsa fiksoi kohën 1’49”35 (53”53 në rrëshqitjen e parë, 55”81 në të dytën).
Për meshkuj, Erjon Tola është renditur i 36-ti me kohën 1’46”35 (51”48 në rrëshqitjen e parë, 54”87 në të dytën).
Marsel Biçoku, po në sllallom, është i 59-ti me kohën 2’21”49 (1’06”89 në rrëshqitjen e parë, 1’14”80 në të dytën).
Dhe i vetmi që nuk ka përfunduar garën ishte Vasil Veriga, i skualifikuar në rrëshqitjen e parë. Kaq ishte dhe Botërori i skive për kuqezinjtë.