Gjergj Vyshka 20.03.2015 13:10
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Skive, Ilirjan Çule, 5 skiatorë shqiptarë do të marrin pjesë në një veprimtarinë ndërkombëtare në Kolashin të Maqedonisë.
Bëhet fjalë për Erjon Tolën, Suela Mëhillin, Uilliams Zenelin, Ana Burdën dhe Dalin Boriçi. Është një veprimtari e Federatës Botërore të Skive, ndërsa do të konkurrojnë në sllallomin gjigand.
Ndërkohë ato do të shoqërohen nga presidenti i Federatës Shqiptare të Skive, Shkëlqim Mema. Dhe kjo është veprimtaria e disatë ndërkombëtare që tanët bëjnë për këtë vit, ndërsa shpresohet që rezultatet e tyre të jenë pozitive.