AlbanianSport.com 03.02.2016 16:15
ASNN – Kjo është atletja e parë amerikane me mbulesë islame në Olimpiadë. Para se të marrë qoftë edhe një pikë, ajo do të ketë shkruan historinë këtë verë në Rio de Zhaneiro. Kjo sepse ajo do të jetë atletja e parë amerikane me mbulesë islame që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.
Ibtihaxh Muhamadi këtë të drejtë e ka fituar pasi ka arritur të renditet në vendin e tretë të Kampionatit Botëror të Skermës në Athinë. Kreyqyteti grek ishte mikpritës e Botërorit të disiplinës së shpatës (Sabre), ku Muhamed fitoi 20 pikë dhe bashkë me to, edhe medaljen e bronztë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Muhamedi e ka përshkruar këtë arritje, duke thënë se as gjinia, as raca apo fe, nuk duhet t’i largojnë sportistët nga ëndrra e tyre. “Me këtë, dua të dëshmoj se me punë mund të arrihet çdo gjë dhe dua që jem shembull për të gjithë pa marr parasysh gjini, fe apo racë”, – tha 30-vjeçarja pas suksesit të arritu.
Lojërat Olimpike do të mbahen gjatë kësaj vere në Rio de Zhaniero të Brazilit dhe në to do të marrë pjesë edhe Shqipëria, por, për herë të parë në histori, edhe Kosova, ku, midis sportistëve të saj spikat kampionia botërore e xhudos, Majlinda Kelmendi, e cila synon edhe triumfin olimpik.