AlbanianSport.com 06.04.2016 13:45
ASNN – Skënderbeu nuk pranon se do të ketë tolerime në Kupë nga Laçi. Trajneri Josa hedh poshtë dyshimet, që, në fakt janë të shumta në prag të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Në Kurbin luhet përballja e parë mes Laçit dhe Skënderbeut, dhe nuk mungon pyetja: “Do të luhet drejt apo jo?”
Trajnerit të kampionëve, Mirel Josës, iu bë kjo pyetje ndërsa skuadra e tij i jepte dorën e fundit përgatitjeve në kompleksin “Tropikal”. Korçarët nuk e kanë fituar kurrë Kupën e Shqipërisë. A e quan të domosdoshme Josa që të thyhet, më në fund, kjo tabu? Trajneri shpjegon se përse përqendrohet më shumë tek Kategoria Superiore.
Kjo do të jetë një javë e ngarkuar për Skënderbeun. Pas duelit në Kurbin, do të luhet në fundjavë në Kukës për kampionatin, aty ku nuk lejohen gabime. Josa ka disa shqetësime nga dëmtimet. Nimaga është më prapa, Shkëmbi ka pasur probleme, po ashtu Plaku.
Laçi, nga ana e tij, është përgatitur në heshtje, ndërsa synon patjetër të kualifikohet për në finale. Fitorja e kupës është e vetmja mënyrë për t’u kualifikuar sërish për në Ligën e Evropës.