AlbanianSport.com 20.02.2016 09:45
ASNN – Skënderbeut i mungon Radas, por i kthehen tre, ndërsa Tirana shkon më shumë mungesa në Korçë. Kësisoj, Një sfidë e tillë mund të vendoset edhe nga mungesat. Skënderbeu dhe Tirana do të jenë kundërshtarë këtë fundjavë në takimin e javës së 22-të të Kategorisë Superiore, dhe dëmtimet apo pezullimet nuk mungojnë.
Më të goditur janë në fakt kryeqytetasit. Trajneri Ilir Daja do të vazhdojë të mos ketë në dispozicion kapitenin Ervin Bulku, si dhe lojtarin shkodran me tipare sulmuese, Erion Vucaj, që të dy të dëmtuar. Mungesë thuajse e sigurt për dëmtim është edhe ajo e Gentian Muçës, futbollisti që po shkëlqen këtë sezon, si mbrojtës, mesfushor, madje edhe si shënues.
Prish shumë punë edhe pezullimi i Dritan Smajit, mbrojtësit që ka qenë vazhdimisht në formacion. Lajmi i vetëm i mirë për Tiranën është që sulmuesi kryesor, Elis Bakaj, dhe i riu Argjend Malaj, e kanë marrë veten dhe do të jenë në Korçë. Pas përjashtimeve në Kupë, trajneri Daja ka paralajmëruar lojtarët se do të kenë gjoba për kartonët.
Më u qetë duket Mirel Josa. Trajneri u Skënderbeut do të ketë vetëm një mungesë të sigurt, atë të mbrojtësit kroat të qendrës, Marko Radash. Një minus u madh, por u vetmi, pasi mbrojtësi Arapi e ka shlyer pezullimin, ndërsa Hamdi Salihi e Liridon Latifi nisin stërvitjen me skuadrën sot.
Sidoqoftë, kampionët në fuqi vazhdojnë të mos u kenë në dispozicion disa nga blerjet e janarit